E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat Pacolli shkeli Kushtetuten

Prishtine 27 shkurt NOA 8211 Vetem pak minuta pasi eshte zgjedhur president Behgjet Pacolli ka shkelur Kushtetuten shkruan sot Koha Ditore. Ne cilesine e kreut te shtetit ai ka votuar kabinetin qeveritar gjate seances se jashtezakonshme te Kuvendit e cila eshte mbajtur me 22 shkurt.

Pacolli shihet ne xhirimin televiziv dhe ne shume foto me doren e ngritur lart duke e votuar kabinetin Thaci 2.  Presidentin i ri duket se nuk e ka pasur parasysh faktin se Kushtetuta nuk ia lejon qe te ushtroje asnje funksion tjeter publik pas dhenies se betimit.

E ne fakt posti i deputetit kualifikohet si funksion i tille.

Pacolli ka ndikuar ne rezultatin e votimit te Qeverise. Ka bere qe numri i mbeshtetesve te qeverise se re te rritet ne 65. Se Pacolli ka votuar ate dite konfirmohet ne baze te numrit te pergjithshem te deputeteve ne salle.  Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi para se ti ftonte deputetet ne votim saktesoi se te pranishem ishin 66 deputete.

Pas votimit ne te cilin merr pjese edhe Pacolli Krasniqi konfirmon se 65 deputete kane votuar per dhe vetem nje kunder.

Rada Trajkovic ka qene ajo qe e ka kundershtuar perberjen e qeverise bile duke i ngritur tre gishterinj lart. Gjate votimit te qeverise shihet se mungon nje deputet qe ka qene i pranishem kur eshte zgjedhur presidenti. Mesohet se ai ka qene i komunitetit serb.

Ushtruesi i detyres se presidentit te AKR-se Ibrahim Makolli nuk eshte ne dijeni nese Pacolli ka votuar per qeverine.

Them sinqerisht se nuk e di ka thene ai. Por kur i eshte sqaruar se pamjet televizive deshmojne se ai ka votuar Makolli eshte pergjigjur Ndoshta ne ate kohe Pacolli ka qene ende ne mandatin e deputetit.  Mirepo profesori i se drejtes kushtetuese Arsim Bajrami thote se presidenti nuk ka mundur te votonte ne Kuvend pas dhenies se betimit.

Prej momentit kur ai presidenti e jep betimin fillon ti rrjedhe mandati. Dhe ne baze te Kushtetutes ai nuk mund te kete asnje funksion ne parti politike e as ndonje funksion tjeter publik ka deklaruar ai nepermjet nje bisede telefonike.

Bajrami ka sqaruar se momenti i betimit te presidentit shenon edhe fillimin e kufizimeve kushtetuese per njeriun e pare te shtetit. Edhe pse ka qene njeri nga anetaret e Komisionit per hartimin e Kushtetutes Bajrami nuk ka parapelqyer qe ta bente vete kualifikimin e shkeljes qe ka bere Pacolli.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeKusari-Lila Qeveri Thaci 2 e paster si lotiNuk ka qetesi ne Tunizi 3 te vrare nga protestat Pacolli viziton MitrovicenPas Pacollit president AKR po drejtohet nga MakolliPDIU proteste para Kuvendit per regjistrimin Lidhjebetimi Kushtetuta kuvend mandati Pacolli Qeveria

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›