E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e një 6 vjecari në pranga një i dyshuar

PRESHEVE-Policia e Preshevës ka prangosur një 24 vjecar nga fshati Miratoc sit ë dyshuar për vrasjen montruoze që iu bë një vogëlushi 3 ditë ditë më parë.
Në pranga tashmë ndodhet Refik Z për vrasjen e Nijazi Ibrahimi, fqinj me familjen e vogëlushit, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.
E përditshmja kosovare Express bën të ditur sot se trupin e vogëlushit nga Miratoci i Preshevës, Nijazi Ibrahimi e ka gjetur me qafë të prerë, të shtrirë në një pellg gjaku, xhaxhai i tij. Dyshohet se krimi ka të bëjë me hakmarrje kurse familjarët thonë se më shumë ka të bëjë me me ndonjë ritual të “magjisë së zezë”.

“Trupin e vogëlushit me qafë të prerë, të shtrirë në një pellg gjaku, e ka gjetur xhaxhai i tij, në një shtëpi të braktisur”, ka bërë të ditur një banor i Miratocit, për gazetën “Press” të Beogradit.

Bashkëfshatarët e vogëlushit janë tronditur nga krimi monstruoz. Miroslava Ristic, zëdhënëse e gjykatës në Vranjë, ka thënë se sipas hetimeve të para, trupi i vogëlushit ka qenë i zhytur në gjak, por zyrtarisht nuk është bërë e ditur nëse është prerë apo prerë në qafë.

Një burim i gazetës nga policia ka theksuar se mënyra e vrasjes së pesëvjeçarit tregon qartë se bëhet fjalë për hakmarrje.
“Vogëlushi është prerë në qafë, nga një vrasës i pamëshirshëm. Ai sikur ka dashur t’i dërgojë porosi dikujt me krimin që ka kryer. Është e mundur që vrasja të jetë bërë për hakmarrje dhe motivet e krimit të tmerrshëm ende po hetohen”.
Vogëlushi herën e fundit ëhstë parë teksa ka dalë nga kopshti, rreth 1 km larg shtëpisë.
Por, në Miratoc, banorët nuk besojnë se vrasja ka të bëjë me hakmarrje.
“Raste të hakmarrjes nuk kanë ndodhur tani e kaq vjet ndër ne. Por, edhe po të ishte hakmarrje, nuk besoj se mund të jetë kaq e tmerrshme”, ka thënë një fqinj i familjes Ibrahimi.

Ndërkohë, një burim tjetër i gazetës “Kurir” ka bërë të ditur se përveç mundësisë së hakmarrjes, policia po heton edhe një tjetër pistë.
Sipas gazetës, prindërit e viktimës më parë kishin paraqitur një kërcënim në policinë e Preshevës. “Ata i kanë thënë policisë se persona të panjohur, që merren me ’magji të zezë’, po i kërcënojnë se do t’i vrasin“.

Babai i vogëlushit punon në kompaninë “Simpo” dhe ka dhe dy djem të tjerë. Në fshat, Ibrahimët njihen si familje e qetë dhe pa probleme. Trupi i pajetë Nijaziut është varrosur të enjten mbrëma në varrezat e fshatit, me praninë e mijëra qytetarëve nga Lugina e Preshevës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›