Nga e hëna KFORme 5 mijë ushtarënë Kosovë
PRISHTINË- Trupat e KFOR-it, të hënën, më 28 shkurt, do të shpërbëjnë Grupin Shumetnik të Luftës - Veri, ndërsa në vend të këtij formacioni në këto hapësira do të jenë të pranishme forca në kuadër të Forcës së Përbashkët Rajonale - Veri.
Sipas një deklarate të KFOR-it, të gjitha operacionet e NATO-s në territorin e Kosovës, në të ardhmen, do të udhëhiqen nga shtabi kryesor në Prishtinë.
Ceremonia e shpërbërjes së Grupit Shumetnik të Luftës – Veri, do të bëhet në kampin Novosellë, në prani të komandantit të KFOR-it, gjeneralit, Erhard Buehler dhe komandantit të këtij gripi, kolonelit Bernard Roy.
Ndërkohë, pas dy ditësh pritet të përmbyllet faza e reduktimit të trupave të NATO-s në Kosovë në pesë mijë ushtarë, në një kohë kur gjendja politike duket shumë e ngrohtë. Këto ditë, KFOR është duke vazhduar me planet e paralajmëruara për reduktim trupash, duke mos u përzier në gjendjen politike dhe duke u fokusuar më shumë në aspektin e sigurisë.
Ndërsa këto kanë qenë tema të takimit në selinë e NATO-s në të vendeve anëtare dhe vendeve të tjera që kontribuojnë në misionin e KFOR-it, të mbajtur të premten në Bruksel.
(m.a/tg/BalkanWeb)