E Diel, 1 Nëntor 2026

'Kosova', Mali i Zi: Njohja varet nga OKB

Sipas kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç, në rast se kjo kërkesë refuzohet, njohja e Kosovës do të jetë e menjëhershme. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, do të bëjë publik edhe qëndrimin e vendit të tij në lidhje me projektrezolutën serbe për Kosovën.

Sipas kryeministrit Gjukanoviç, në Asamblenë e Përgjithshme Mali i Zi do të vendosë edhe qëndrimin zyrtar të tij. “Ka ende kohë për bisedime mes krerëve të politikës malaziase, dhe këto bisedime duhet të sjellin një qëndrim të bashkuar të vendit tonë”, u shpreh Gjukanoviç për mediat.

Sipas mediave, qëndrimi i Malit të Zi do të varet nga fakti nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të pranojë ose jo kërkesën e Serbisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kovovës. Sipas skenarit në fjalë, Kombet e Bashkuara do ta refuzojnë këtë propozim, çka do të thotë se Mali i Zi menjëherë pas kësaj do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›