E Diel, 1 Nëntor 2026

Poeteka hapet sot në Durrës

Edicioni IV i Poezisë dhe Letërsisë

Edicioni IV i Festivalit shqiptar të Poezisë dhe të Literaturës, “Poeteka”, 22-28 shtator, nis sot në Durrës, qyteti ku u themelua. Ceremonia hapet në orën 19.00 në Muzeun Arkeologjik ku poetët pjesëmarrës në Festival do të lexojnë nga një poezi në gjuhën origjinale. Edicioni i katërt, përveç promovimit të autorëve të rinj, pjesëmarrës për herë të parë në festival, përveç turit në pikat e zakonshme turistike dhe administrative të tre qyteteve, Durrës, Tiranë, Berat, ka edhe seksionin “In Memoriam” si homazh ndaj traditës që këtë vit i kushtohet veprës së Migjenit dhe të albanologu Eqrem Çabej, por ky i fundit parë si poet. Sonetet e sapobotuara të Çabejt do të lexohen gjatë këtyre ditëve. Temat mbi problematikat aktuale të letërsisë dhe të institucioneve të saj sjellin në vëmendje mënyrën e promovimit të poezisë në kohët moderne dhe statusin e shkrimtarit në Rajon. Në stacionin e Tiranës ku do të ndalë “Poeteka” në seksionin e quajtur(ob) SESION me temë “Të jesh shkrimtar në...”, diskutojnë Milan Rakovac ngaKroacia, Rudolf Marku, Iolanda Malamen nga Rumania, Edmond Tupja dhe Tanja Bakiç nga Mal i Zi.

“Ad honorem” i kushtohet Wallace Stevens-it, poetit që do t’i dëgjohet zëri i poezisë dhe zëri origjinal për të pranishmit.

Në seksionin e ri të quajtur DocuMentaL, iniciativa e Dr. Thomas Wohlfahrt sjell poezinë afër mediumit të videos, dhe bashkëpunimin e ZEBRA Festival (Berlin) me “Poetekën”.

Në këndin e intervistave të festivalit, organizatorët kanë menduar një bashkëbisedim të emrave të njohur të botës së gazetarisë shqiptare, publicistikës dhe kritikës letrare si Milena Selimi, Baviola Shatro, Entela S. Kasi, Fatmir S. Baçi, Erion Kristo, Agron Tufa me poetë dhe shkrimtarë të ftuar si Casimiro de Brito, Marko Sosi, Claudia Keelan, Borsi Bileti, Milan Rakova, Andrej Sen Senkov, Stanislav Lvovski etj.

Më 28 shtator zhvillohet ceremonia e festivalit ku jepen çmimet “Unaza Poeteka”,

“Liburna”, “Nositi” dhe “Criterion”.

Poeteka është një festival që në katër vite është mbajtur si projekt i drejtuar nga poeti Arjan Leka i financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe i mbështetur nga Bashkia e Durrësit dhe sponsorë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›