"Kosova", Metropoliti serb flet kobshem per lufte
CETINJE, MALI I ZI, - "Lufta eshte e pashmangshme ne te ardhmen e Ballkanit per shkak te pozicionit ne te cilin gjendet minoriteti serb ne Kosove". Keshtu deklaron kreu i Kishes Ortodokse Serbe, Metropoliti Amfilohije Radovic, i njohur si ekstremist qe nxjerr deklarata plot vrer dhe te kobshme, me nje nacionalitet te pashoq dhe antishqiptarizem te theksuar.
Metropoliti ekstremist qe nuk merret me punet e kishes, qe ne fakt duhet te beje, komenton kontradiktat e shume lidereve te politikes, te cilet shprehen se lufta e plasur ne rajon ne 1990 ishte e pashprese per te zoteruar ish-Jugosllavine qe kerkon tashme anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Amfilohije ka folur dje per agjencine e lajmeve "Reuters" rreth pavaresise se Kosoves ne 17 shkurt te ketij viti dhe ndarjen nga Serbia. "Serbet e Kosoves jane perballe nje kundershtari armik, te perbere nga shumica myslimane e shqiptareve etnike, qe kane rreth 90 per qind te popullsise. Mes kesaj padrejtesie, nuk ka me paqe", u shpreh Metropoliti i Kishes Serbe. Deklarata eshte dhene ne seline e tij ne Monastirin e Cetinjes ne Malin e Zi. "Do te jete nje rruge me te ardhme konfliktin qe do te shpertheje nje dite", vijon ekstremisti Amfilohije per "Reuters", packa se mban veshur veladonin e zi. Ai shprehet se e deshiron paqen, por eshte "realist". "Ka disa periudha paqeje e qetesie por do te kete nje kohe per pergatitjen e nje konflikti te ri, te nje lufte te re, te nje beteje te re", paralajmeron kobshem, kryetari i kishes. Deklarata e Kosoves per pavaresi eshte njohur nga me shume se 51 vende, por zemeroi Serbine qe nuk e ka njohur ende shtetin e ri. Serbia humbi kontrollin e ketij rajoni ne vitin 1999, kur NATO nderhyri ushtarakisht per te ndaluar masakren e serbeve ndaj shqiptareve etnike. Rreth 120 mije serbe jetojne ne Kosove, kurse drejtuesit e shtetit te ri kane akuzuar serbet se po destabilizojne rajonin. Amfilohije u be kryetari i Kishes Ortodokse Serbe kur Patriarku Pavle u terhoq per arsye shendetesore, gjate ketij viti. Kisha Ortodokse Serbe ofroi mbeshtetje morale ndaj forcave ushtarake pergjate viteve 90-te, per te mbajtur Jugosllavine, por Metropolitani shprehet se kisha ka pasur vetem nje rol pastoral (baritor) dhe nuk ka vepruar gabim. Amfilohije vizitoi Radovan Karaxhicin, ish-liderin e serbeve te Bosnjes pergjate viteve 1992-1995 gjate luftes, ne burgun e Beogradit pas arrestimit dhe para ekstradimit te tij ne Gjykaten e Hages per akuzen e krimeve te luftes. Amfilohije lavderoi Karaxhicin si nje "njeri te mire", por tha se kisha, kurre nuk e ka mbeshtetur apo t'i jepte strehe atij apo Ratko Mlladicit, ky komandant lufte i serbeve te Bosnjes, qe eshte ende ne kerkim.
Adam Tanner/Reuters
Vizitoi Karaxhicin
Amfilohije vizitoi Radovan Karaxhicin, ish-liderin e serbeve te Bosnjes pergjate viteve 1992-1995 gjate luftes, ne burgun e Beogradit pas arrestimit dhe para ekstradimit te tij ne Gjykaten e Hages, per akuzen e krimeve te luftes. Amfilohije lavderoi Karaxhicin si nje "njeri te mire", por tha se kisha kurre nuk e ka mbeshtetur apo t'i jepte strehe atij apo Ratko Mlladicit, ky komandant lufte i serbeve te Bosnjes qe eshte ende ne kerkim.