U refuzohet shperngulja, 80 gjimnaziste ne proteste
Fier- Nxenesit e shkolles se mesme te pergjithshme "Janaq Kilica" ne qytetin e Fierit prej dy ditesh jane hedhur ne nje proteste, duke braktisur per disa ore edhe mesimin. Diten e djeshme nje grup prej 80 gjimnazistesh kane shkuar para bashkise dhe Drejtorise Arsimore, duke kerkuar qe te merret parasysh kerkesa e tyre per transferim nga shkolla publike ne nje tjeter, jo publike. Shperngulja sipas pretendimeve te se rinjve, u eshte mohuar nga drejtoria e shkolles. Por burime zyrtare nga Drejtoria e Arsimit dhe e shkolles se mesme thane per gazeten "KJ" se shkaku i vertete eshte largimi nga detyra i ish-drejtorit te shkolles Nexhmi Suli dhe emerimi i tij ne nje shkolle jo publike. Vete gjimnazistet pohuan dje shpernguljen e shkolles si nje e drejte qe u njihet me ligj, pavaresisht nga lidhjet qe kane pasur me ish-drejtorin. Mesohet se Suli u ka ofruar nje pagese modeste prej 5 mije lekesh ne muaj dhe kurse private falas nxenesve qe tashme kerkojne te largohen nga gjimnazi ku aktualisht mesojne. Elidon Cakrani e shpjegon arsyen e kerkeses se tij per largim, se nuk ka mesues te kualifikuar ne shkollen "Janaq Kilica" dhe po keshtu shprehen shoket dhe shoqet e tij gjate nje prononcimi per gazeten "KJ". Nje tjeter pakenaqesi e tyre ka qene largimi nga puna i shume prej mesuesve te vjeter dhe te kualifikuar.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj