E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Pjetër Arbnori “flet” përmes bashkëshortes



Pjetër Arbnori “flet” sot në Zvicër përmes bashkëshortes Suzana Arbnori. Me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Unioni Shqiptar Demokristian me qendër në Zvicër, organizon sot një manifestim kulturor-artistik. Në këtë takim do të ketë një mirënjohje simbolike për znj. Suzana Arbnori për veprimtarinë dhe kontributin në ndihmë të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Bashkëshortja e Mandelës së Shqipërisë, Pjetër Arbnori, do të mbajë dhe një fjalim para të pranishme nga ku do të flasë për përpjekjet që z. Arbnori bëri derisa ndërroi jetë që Kosova të ishte e lirë dhe sovrane. Ky manifestim i cili mbahet sot në orën 18:00, do të ketë këto pika programore: Historiku i Kosovës deri në pavarësi, fjala e të ftuarve, ndarja e mirënjohjeve, pika artistike nga SHKA e Gjenevës, pjesë muzikore nga këngëtari i mirënjohur Nikollë Nikprelaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›