Bogdani: Rama tentoi grabitjen e bregdetit
PD-ja denoncoi dje përpjekjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për të ndërtuar parajsën e tij turistike si pronar i Telejalës me synimin për të grabitur bregdetin shqiptar. Përmes zëdhënësit Gerti Bogdani PD-ja akuzoi: “Edi Rama, “Mister Dosja” apo “Mister 15%” u paraqiti shqiptarëve “çunin e Xhelilit” me gjuhë dhe figurë halabaku për të protestuar për Jalën, në të cilën Edi Rama dhe pronari i Telejalës kishin vendosur të ndërtonin parajsën e tyre turistike”. Bogdani shtoi më tej: “Çuni i Kristaqit” nxori “çunin e Xhelilit”, me gjuhë halabaku dhe pamje terroristi për të sharë si rrugaç ministrin e Financave, Bode, vetëm e vetëm se ai u tha shqiptarëve të vërtetën, u faktoi atyre se në Jalë, Edi Rama dhe pronari i Telejalës kishin vendosur të ndërtonin parajsën e tyre turistike dhe se kjo qeveri ua rrëzoi atyre ëndrrën e tyre për të grabitur dhe betonuar bregdetin”. Sipas Bogdanit, “Mister Dosja” faktoi se politika e tij e re janë “çunat e bllokmenëve” dhe se shpifjet, sharjet dhe trillimet janë platforma e kësaj politike të re.