E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO: Në sulmin në Afganistan nuk u shkelën rregullat ushtarake

NATO ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga e përditshmja amerikane "Washington Post", se nga hetimi mbi bombardimin ajror në provincën e Kunduzit janë shkelur rregullat ushtarake. Në një komunikatë për shtyp të publikuar nga Kontigjenti i Aleancës në Kabul përgënjeshtrohet gjithashtu lajmi se te vdekurit nga bombardimi i dy cisternave janë 125 persona. I njëjti burim bën të ditur se hetimet mbi ngjarjen tragjike, ku humbën jetën disa dhjetëra civilë po vazhdojnë me intensitet. Më herët u deklarua nga gazeta "Washington Post", se një komandant gjerman në Afganistan mund të ketë shkelur rregullat e NATO-s kur urdhëroi sulmin ajror që vrau dhjetëra civilë në Konduz. Gazeta bën të ditur se rregullat nuk lejojnë të vihen në shënjestër civilë, bazuar vetëm në një burim informacioni. Po sipas gazetës, raportohet se oficeri gjerman posedonte një video nga një avion amerikan që tregonte plane dhe imazhe jo të qarta të njerëzve përreth dy çisternave të naftës të rrëmbyera nga talebanët. Por në video nuk dukej qartë në se njerëzit kishin armë apo jo. Ndërkaq pas sulmit ajror të Bundesverit ndaj dy cisternave të marra nga talebanët në Afganistan ministri gjerman i mbrojtjes, Franz Josef Jung po kritikohet gjithnjë e më shumë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të ketë një sqarim të shpejtë të rrethanave. Merkel tha se për qeverinë e saj është më rëndësi të krijohet një ekip hetimor i NATO-s, që të sqarojë tërësisht dhe shpejt rrethanat atje dhe të sqarojë nëse ka patur viktima civile. Edhe ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier kërkoi një sqarim sa më të shpejtë për këtë situatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›