E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali/ Zhvendosen 1.5 milionë persona nga aktet e dhunës

Numri i personave të shpërngulur në Somali, vendi i shkatërruar nga aktet e dhunës që nga viti 1991, e kaloi shifrën 1,5 milionë persona, njoftoi sot Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR).
"Numri i personave të shpërngulur brenda Somalisë është tashmë më i madh se 1,5 milionë persona", deklaroi UNHCR në një komunikatë.
"Arsyeja kryesore që shpjegon rritjen e këtij numri (në krahasim me 1,3 milionë persona të regjistruar në tremujorin e parë të vitit 2009) lidhet me përsëritjen e akteve të dhunës në Mogadisho, që kanë sjellë largimin e më tepër se 250 000 personave që nga 7 maji", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›