E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova: Të stopojmë çdo lloj abuzimi në tregun e medikamenteve

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova ka zhvilluar sot një takim me grosistët farmaceutikë, të cilët siç tha ai janë partnerë të rëndësishëm të shëndetësisë.

Gjatë këtij takimi Kosova u shpreh se do ndërpritet çdo veprim jo korrekt me tenderat.

“Të stopojmë çdo lloj abuzimi në tregun e medikamenteve. Pacienti duhet të ketë dokumentacion për medikamentet”, tha ai.

Sipas Kosovës, ka sinjale se, “Ilaçet riambalazhohen duke u falsifikuar origjinën” Ai shtoi se ka për t’u verifikuar ndryshimi i ambalazhit të medikamenteve. Ambalazhimet duhet të jenë të rregullta dhe sipas ligjit”, tha kreu i shëndetësisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›