Majko fushatë ndryshe, thirrje bamirësie për të shpëtuar 2-vjeçaren Mejsi
TIRANË- Kandidati që kryeson listën e Partisë Socialiste në kryeqytet, Pandeli Majko nisi dje fushatën në Njësinë Nr.5 me një gjest simbolik, për të ndihmuar vogëlushen 2-vjeçare Mejsi, e cila vuan nga një tumor i rrallë.
Deputeti socialist u bëri thirrje mbështetësve dhe anëtarëve të Njësisë Nr.5 që të kontribuojnë. Majko kërkoi që përmes kësaj ndihme t’i jepet mundësi vogëlushes të kurohet në një spital në Gjermani ku do t'i nënshtrohet edhe ndërhyrjes.
“Menduam që ta fillojmë pak ndryshe fushatën, me një akt njerëzor për t’ju gjendur në krahë një fëmije, e cila ka nevojë për ndihmë. Do të jetë e ashpër fushata e 23 qershorit, por ne nuk duhet të harrojmë që jemi njerëz. Nisja e sotme është një mesazh që duam ti ofrojmë Tiranës sonë, por sidomos një brezi të ri që ka një distancë, një mungesë besimi karshi politikës, pasi për hir të së vërtetës, ne përfaqësuesit e politikës për disa arsye harrojmë që jemi vërtetë politikanë, flasim për programe por në fund fare jemi njerëz, jemi familjarë”, tha Majko.
Rasti i mesit të vogël u bë publik në TV "News 24" dhe "BalkanWeb". I gjithë stafi i "Focus Group" kontribuoi në mënyrë simbolike në të holla, që do t’i shkojnë për kurim 2-vjeçares. Mejsi është prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon t’i marrë shikimin, por edhe jetën. Historia e dhimbshme nisi para një viti, ku pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani.
(m.a/News24/BalkanWeb)