Kombëtare, Lala rimerr shiritin
Kapiteni i Kombëtares në ndeshjen miqësore ndaj Irlandës së Veriut, e cila do të zhvillohet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Qemal Stafa”, do të jetë mesfushori veteran Altin Lala. Lojtari i Hanoverit i ka munguar përfaqësueses që nga ndeshja e humbur 1-0 kundër Hungarisë në Tiranë më 28 mars 2009. Në atë kohë Kombëtarja drejtohej nga trajneri Ari Han. Pas largimit të holandezit, në krye të përfaqësues erdhi kroati Josip Kuzhe, i cili e gjeti Lalën të dëmtuar. Në këto kushte, trajneri i ri emëroi Ervin Skelën kapiten dhe zëvendësi i tij do të ishte Lorik Cana. Por rikthimi i Lalës për herë të parë nën urdhrat e Kuzhesë e përmbys këtë vendim të marrë rreth një vit më parë. Skela do të duhet t’ia kthejë sërish shiritin e kapitenit mesfushorit të Hanoverit.
#