E Diel, 1 Nëntor 2026

Ëzil ka zgjedhur pasaportën e gabuar

Gus Hidink

Trajneri i ri i Turqisë, Gus Hidink, ka folur rreth Mesut ëzil, lojtarit që po shkëlqen me Gjermaninë në Kupën e Botës 2010, por që mund të kishte luajtur me skuadrën e tij. Nëpërmjet “Sport Bild”, strategu holandez deklaroi: “Më vjen shumë keq që nuk e kam në dispozicion. ëzil ka zgjedhur pasaportën e gabuar. Ai është një model i futbollistit modern, mund të kishte qenë shumë i vlefshëm në skuadrën time”. Ndërkohë, mesfushori 21-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. Në “pole position” për shërbimet e lojtarit të Verder Bremenit janë kampionët e Spanjës, Barcelona dhe ata të Italisë, Interi. Vlera e ëzil është rritur në mënyrë të ndjeshme, mbi të gjitha pas golit spektakolar kundër Ganës dhe shkëputjeve në krah me Anglinë. “Ankandi” do të nisë nga çmimi minimal 15 milionë euro. Menaxheri i tij, Reza Fazeli, deklaroi se lojtari pritet të ndryshojë klub në fund të Botërorit 2010, ndërsa nënvijëzoi se ëzil është tifoz i Barçës prej moshës 12-vjeçare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›