Argjentina favorite, ishte edhe Anglia...
Mes shumë emrave të shumëpritur, në Botëror del gjithmonë dhe ai, Miroslav Klose. Me golin ndaj Anglisë, sulmuesi i Bajernit arriti kuotën e 12 golave në Kupat e Botës (5 në 2002, 5 në 2006 dhe 2 në Afrikën e Jugut), duke e vënë emrin e tij pranë atij të legjendës Pele dhe e shikon rekordmenin Ronaldo vetëm 3 gola larg. Ka shënuar 50 gola në 99 ndeshje me Gjermaninë. “Janë goxha numra, thotë Miro, por gjëja më e bukur është se Botërori nuk ka mbaruar. Prisja një Angli me thikën mes dhëmbëve, por pas 10-15 minutash kuptova se nuk ishte ashtu. I eliminuam, sepse ne jemi një skuadër, ata jo. Në letër, duke lexuar emrat, ishin më të fortë, por...”. Përballë është Argjentina e Mesit dhe Maradonës, por Klose nuk trembet: “Në letër argjentinasit janë më të fortë, letra është një gjë dhe fusha është gjë tjetër. Nuk kemi mbaruar ende surprizat tona...”.
#