E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova armaturë e Ballkanit dhe Europës

Në kazanin e KS të OKB –së po zihet me të madhe politika dhe diplomacia, forca dhe dobësia ,uria dhe pasuria , demokracia dhe autokracia etj, etj. Brenda këtij kazani po zihet gjithashtu edhe çështja e Kosovës dhe kjo është bërë më dramatikja në karrierën e diplomacisë perëndimore. Brenda këtij kazani ka zënka të brendëshme si psh; në mes të SHBA-BE dhe Rusisë , por që në fakt këto zënka nuk duken apsak idealiste për ndarjen e plaçkës por më shumë për interesa influenciale dhe gjeopolitike e sidomos ato kërkesa ruse e që për kohën proceset moderne janë absurde të mendohen .

Është folur shumë me gjuhën e mospërfilljes nga ana e politikës dhe diplomacisë ruse rreth projekt- rezolutës për Kosovën dhe janë bërë shumë fjalë në këtë drejtim ajo thotë shpesh duhet të vazhdojnë bisedimet, duhet kjo duhet ajo , ajo flet nganjëherë edhe për të drejtën e vetos që ka, por duhet të ketë parasysh se të emrosh një send do të thotë ta shpjegosh atë e jo ta pshtjellosh atë duke mos ditur se që do apo që arsye ke .Rusia dëshiron që këtë proces ta kthej ndryshe apo në të kundërtën , thjeshtë dëshiron që këtë proces ta kapë nga rrota e mullirit ashtu që të mos dihet se ku do shkoj apo ku do ketë fundin apo edhe pasojat mbi të gjitha, duke ditur se një proces i mbrapsht e kthen ballkanin në të kaluarën mitologjike dhe kundërthënëse me vetveten.Në këtë kontekst ballkani dhe shtetet që ishin të skllavëruar nga pushtues të egër si psh ,Kosova nga Serbia do të mund të kthehshin në një skllavëri të dytë e që jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin do ishte fatale.

Rusia në çdo veprim kur nuk i ka konvenuar apo edhe ku nuk ka pasur përfitim apo edhe më e rëndësishme ku nuk ka gjetë arsye që ajo të thirret ka dashur ta shtrrydhë këtë proces apo edhe ta krijoj një shumësi kohësh për të përfituar në terrenin diplomatik dhe njëkohsishtë për të gjetur mundësi manovrimi dhe në fundi një grimcë arsye për të hyrë në këtë histori interesash globale.Por po të vërejmë këtë pshtjellim të politikës ruse në këtë çështje siç është Kosova , mund të vijm në konkluzionin se një pshtjellim i tillë në këtë kohë apo proces si themelor , mund të përziej të kaluarën , të nesërmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.Por kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë , sepse do të ishte e tmerrshme për botën demokratike në përgjithësi .

Por në anën tjetër shenjat po tregojnë se në lidhje me çështjen e statusit të Kosovës ,ata (SHBA-BE) dëshirojnë që ta qojnë këtë proces të nisur para ca kohësh në vendin e vetë dhe kjo në këtë kohë të nxehtë të politikës dhe diplomacisë do të quhej një “triumf i madhe diplomatik” për angazhimin e tyre ndërsa për rusinë do të ishte se asaj respektivishte “politikës dhe diplomacisë së saj po i bie të fiktë”.Dhe krejt në fund rusia dhe politika e saj e di mirë që kjo “lojë e saj mesjetare” do marrë fund dhe ajo do bie para aktit të kryer sepse Kosova nuk është një tokë e krijuar nga imagjinata as e serbëve as e rusëve as e shqiptarëve , por Kosova është një realitet fizik i ballkanit dhe europës dhe në këtë realitet fizik kanë jetuar historikishtë Shqiptarët kjo është e ditur nga e gjithë bota.

Ndërkaq pavarësia dhe integrimi i Kosovës është armatura e Ballkanit dhe Europës së dritareve të mëdha të rrumbullakëta të botës demokratike, dhe prej këtej rrjedhin tërë ato çelësa të zgjidhjeve të probelemeve tjera.Kështu që pavarësia, stabiliteti ,demokracia , integrimi dhe paqja për Kosovën janë të rëndësishme për pesë arsye : e para për arsye të politikës së brendëshme dhe të jashtëme , e dyta për arsye se terrritori do të definohej dhe më pastaj të shkrihet në sovranitetin e BE,e treta për arsye se ekonomia Kosovare do hyj në tregun e përbashkët të BE , e katërta për arsye rajoni do përftionte nga miqësia dhe fqinjësia e përbashkët dhe orinetimit të përbashkët derjt integrimit në BE dhe e pesta për arsye globale ngase bota demokratike do bëhej më e sigurt dhe me e hapur në rrafshin e marrdhënieve ndërkombëtare progresit dhe priosperitetit në përgjithësi .Sepse vetëm në këtë mënyrë Kosova do të mund të jetë armaturë e Ballkanit dhe Europës dhe frocimit të paqes dhe stabilitetit e demokracisë në përgjithësi .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›