Kosova; historia në kërkim të vetvetes!
Shpirtkëputësisht në Pritje!
Teksa “vozit” në rrugët e Prishtinës sheh padyshim të kundërtën e asaj që braktis në Tiranë, dhe kupton sesa pas e ka lënë Kosovën paqartësia e statusit të papërcaktuar në këta 7 vite. Kryeqyteti i vendit kandidat për të marrë zyrëtarisht një “ulëse” në OKB, duket i trishtë dhe në ethe, në pritje të verdiktit për të ardhmen e tij kësaj here jo më nga Londra por nga Nju Jorku…
Ndërsa larg bëhen hesape, thurren plane, shpallen strategji, përplasen deklarata, në Prishtinë duket se “koha është ndalur në kohë” e thënë kjo nga vargu i të madhit Azem Shkreli. Kanë një qerre punë për të bërë kosovarët, e në fakt duken të hutuar e në rrëmujë pa ditur nga t`ja fillojnë! E në fakt s`është aspak e lehtë të bësh e të manaxhosh shtet, e aq më tepër një shtet të ri e të brishtë shumë etnik. “Kuvendi i Kosovës duhet të fillojë të punojë më shumë vetë, dhe pastaj edhe me të tjerët” thotë Veton Surroi, kreu i reformatorëve të ORA-s teksa e pyesim për bashkpunimin me Kuvendin e Shqipërisë. Pra duhet shumë punë, por asgjë s`mund të bëhet nëse Këshilli i Sigurimit nuk vendos përfundimisht atë që kërkon të paktën 91 përqind e banorëve të Kosovës, Pavarësinë, e thënë apo e pa thënë, e shkruar apo jo nga Ahtisari!
Kësisoj, vendi ka ngelur i ndrydhur, investitorët të tërhequr, politikanët mosbesues, dhe rrjedhimisht njerëzit të papunë e pashpresë duke parë mundësinë e ikjes, kësaj here për arsye ekonomike. E sa më shumë të zgjatet telenovela “Kosovë” aq më shumë do vuajnë 2.5 milionë aktorët e saj, brenda rrethit vicioz të asgjëkundit, që bllokon zhvillimin ekonomik dhe integrimin e kosovarëve në komunitetin europian. Ndoshta zyrtart e OKB-së kur janë në derën e ndërtesës rrokaqiellse të qeverisë kosovare me flamurin e tyre përbri u duket vetja në Nju Jork, por 500 metra më tutje duhet ta kuptojnë se janë e mbeten në Kosovë, ku moszgjidhja e statusit po shkakton përditë e më shumë VARFERI. Kosovarët duhet t`ja nisin nga ligjet, nga rendi e siguria, ushtria, arsimi, infrastruktura e deri të simbolet, e fundit gjë e parë që në fakt kosovarët duket të vendosin!
Në kërkim të imazhit!
Ka një skepticizëm normal në Prishtinë dhe qarqet shqiptare për një sërë çështjesh, por sëfundi ka nisur diskutimi për simbolet kombëtare kosovare. Dhe në fakt nëse Kosova do të bëjë shtetin e saj, padyshim që do ketë simbolet e saj, pra imazhin e saj të ri kombëtar si një degë e shqiptarizmës, ndryshe nga imazhi i Shqipërisë. Pak a shumë të gjithë bashkohen kur thonë se Kosova duhet të ketë simbole të ndryshme nga Shqipëria, pasi këtë e kërkon edhe mëvetësia dhe sëbashku me këtë edhe detyrimi që kemi për tu treguar fqinjëve se s`kemi ndërmend të bashkohemi nën pëlhurën e kuqe me shpendin e zi në qendër.
Gjithësesi shqiptarët andej e këndej, mendojnë se do të ishte mire që në çfarëdo forme të ishin simbolet e Kosovës, diku ndër to të vrehej ndonjë grimcë e identitetit shqiptar. Dhe ka edhe nga ata që janë të frikur, se ndoshta edhe Kosovës do t`ja bëjnë si Bosnjes, që i caktuan ndërkombëtarët një flamur që vetëm Bosnjen nuk përfaqësonte. Gjithsesi, duke parë këtë çështje ne mund të matim edhe pulsin e qëndrimeve të Tiranës zyrëtare, e cila pa komplekse nëpërmjet kryeparlamentares Jozefina Topalli tha se “Kosova ka institucionet e saj, të cilat kanë maturinë e nevojshme për të vendosur për këtë çështje”, duke nënkuptuar se simbolet janë punë e Prishtinës dhe se Tirana do pranojë dhe mbështetë çfarëdo lloj vendimi të japin institucionet kosovare.
Një çështje që kërkon debat nga akademikët është padyshim çështja e gjuhës. Aktualisht Kosova përdor zyrtarisht Gjuhën Standarde Shqipe, e njëjtë më atë që përdoret edhe në Shqipëri. Por në fakt, shumë qarqe mendojnë se edhe në këtë aspekt Kosova duhet të ketë gjuhën e saj, ose më mirë shqipen e saj të sistemuar sipas dialekteve që fliten në Kosovë. Në festivalin e fundit të RTSH-së, u duk qartë se ruajtja e variantit kosovar të Shqipes të Vesa Lumës, nuk ishte rastësore. Edhe kjo mbetet të vendoset në kosovarët, porse ndarja e gjuhës, fatkeqësisht do të bënte më të huaj njerëzit në dy anë e kufirit, ndryshe nga flamuri, himni apo stema që detyrimisht duhet të jenë të ndryshëm. Kjo do të diversifikonte edhe letërsinë, muzikën, mediat dhe do të shkëpuste Kosovën nga identiteti mëmë. Gjithsësi, kjo mbetet të vendoset nga intelektualët kosovarë, që nuk do ishte keq të merrnin edhe mendimin e kolegeve të tyre në Tiranë dhe pse jo edhe në Tetovë.
Këto janë dy çështje në duklje të thjeshta dhe pa rëndësi, por në thelb shumë domethënëse për shtetin më të ri që po lind në Europë, Kosovën. Pas tyre nisin problemet themelore siç janë stabiliteti politik, ndërtimi i harmonisë dhe bashkëjetesës me minoritetet, ringritja e ekonomisë, shfaqja në arenën ndërkombëtare, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimi etj.
Këto mendon njeriu, ndërsa “vozit” në rrugët e Prishtinës e cila pret në ethe të nisë të jetë me të vërtetë Prishtinë, e jo një qytezë e harruar ballkanike e një vendi pa emër…