E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vizitë e merituar

Kur u njoftua rreth nje muaj më pare, se Presidenti i SHBA do te vizitojë Shqipërinë, shumëkush nuk e pati të lehtë të bindej. Mirëpo, lajmi qe i vërtetë, dhe kështu, shqiptarët nisën të përfytyrojnë se si do të jetë 10 qershori, dita kur Xhorxh Bush do të zbresë në Rinas, e më tej në Tiranë për të kryer disa takime.
Gjatë kësaj kohe, efekti i vizites së pritshme ka qene i padiskutueshëm. Jeta ka vazhduar normalisht, mirëpo shumë zhvillime, ngjarje sidomos të politikës, ngjan se janë relativizuar, kur pa dashje krahasohen me eventin e 10 qershorit.

Një nga të rejat që u duk kësisoj, ishte një vendim i Komisionit të Ligjeve ku u miratua akti normative që lejon trupat ushtarake amerikane që do të shoqërojnë Presidentin e tyre për efekte sigurie.

Nga ana juridike ngjan me një vendim krejt normal dhe të kuptueshëm. Mirëpo, qytetarëve u tingëlloi pak e quditshme, pasi nëse pyet, shumica e tyre me siguri të tjhonë se amerikanët nuk kanë pse të marrin leje për të hyrë në vendin tonë.
Një shteti sovran i takon të sillet si i tillë, pra të miratoje akte në Kuvend, por simpatia e shqiptarëve për SHBA është e atyre përmasave sa kalimi I këtij dokumenti iu duket veprim qesharak.

Amerikanet mund të vijnë në Shqiperi, gjithsesi, civile, të armatosur, ata janë të mirëpritur sikur të ishin në shtetin e tyre të 54.
Eshte padyshim e kote të tentosh për të gjetur argumenta qe e shpjegojnë ose e justifikojnë këtë situatë. Mjafton të kujtojmë se në dy momente jetike të historisë së kombit shqiptar, administrate amerikane, megjithese nga nje continent i largët, u gjend praën dhe mundësoi që shqiptarët të kenë atdheun dhe lirinë për të ekzistuar si komb më vete.

Ne 1920 në konferencën e paqes në Paris, kur dukshëm rrezikohej tërësia territoriale e Shqipërisë, dhe pas rreth 20 vitesh, kur bënë të mundur që shqiptarët e Kosovës të clirohen nga dhuna dhe genocide I serbëve në shtëpinë e tyre.

Keto fakte e bëjnë të kuptueshëm pro-amerikanizmin e shqiptarëve, gjë që ndeshet rrallë në rajonin tonë, madje në vendet fqinje ka një anti-amerikanizëm fanatik dhe orthodhoks.
Por nga ana tjetër, pyetja është se cfarë ka bërë Shqipëria që të meritojë një vizitë të Presidentit amerikan, kur dihet se janë të shumta vendet e tjera të botës që do të donin të prisnin kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Në fakt, shqiptarët kanë bërë amksimumin për amerikanët. Andaj kjo vizitë e Presidentit Bush është e merituar.

Një vend me kaq shumë probleme sin e, gjen mundësinë për të mbështetur luftën kundër terrorizmit, dhe për të kontribuar me trupa në Afganistan dhe në Irak. Një vatër që shumë vend të Europës, ose edhe të Ballkanit kanë preferuar t’i rrinë larg.

Në tiranë asnjëherë nuk pati mëdyshje në këtë drejtim. Qeveritë e kanë pasur të lehtë për të marrë të tilla vendime, pasi nuk gjendeshin përballë ndonjë kontesti public.
Dashuria amerikane e shqiptareve, nuk është nga ato platoniket irracionale që shpesh ka kaluar kombi ynë.

Ne jemi një popull që për mijëra vite kemi besuar në zot, dhe papritur ne vitet 60 u bëmë laikë dhe shembëm kishat dhe xhamiat. U dashuruam me rusët, pastaj masivizht braktisëm Moskën për t’u lidhur me Kinezët.

Për një vit ishim gati të urrenim atë që e adhuronim si udhëheqës të madh. Një fanatizëm I quditshëm në kurriz të arsyes.

Kurse besimi I ri, tek SHBA ka shumë racionalitet brenda. Ne jemi pro-amerikanë, sepse I detyrohemi konkretisht këtij shteti dhe kombi. Jo sepse kështu janë rrethanat, apo se kështu është krijuar një ideologji e re nga udhëheqësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›