Athinë, shtyhet leja për varrezat e myslimanëve
Athinë - Kërkesa për ndërtimin e një varreze myslimanësh në Athinë është kthyer sërish mbrapsht nga Ministria e Punëve të Brendshme. Shkak i refuzimit nga kjo ministri është mospërshtatja e këtyre varrezave.
Kisha Greke në vitin 2005 dha 30 dynym tokë në lagjen “Shisto” për ndërtimin e varrezave të myslimanëve. Por, që nga ajo kohë kanë kaluar katër vjet dhe nuk është bërë asgjë për shkak se Ministria e Punëve të Brendshme e mendon si të papërshtatshme një gjë të tillë.
“Ne do të rishohim edhe një herë planin për ndërtimin e këtyre varrezave, nëse një gjë e tillë është e përshtatshme apo jo”, deklaron për gazetën “To Vima” zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Athanasios Nakos.
Myslimanët që jetojnë në Athinë kërkojnë prej 11 vjetësh ndërtimin edhe të një xhamie për kryerjen e adhurimeve, por një gjë e tillë është zvarritur prej kohësh.
Në Athinë jeton një komunitet i konsiderueshëm myslimanësh, kryesisht emigrantë të ardhur gjatë viteve ’90-të. Kryeqyteti grek është i vetmi në Evropë që nuk ka një objekt kulti për myslimanët.