Tensione ndërmjet Rusisë dhe NATO-s
Moskë - Ministri i Jashtëm Rus, Sergej Lavrov, nuk do të marrë pjesë në Samitin Rusi-NATO që do të mbahet më 19 Maj në Bruksel. Mbledhja e cila u anulua gushtin e kaluar pas luftës me Gjeorgjinë, shihej si një hap i rëndësishëm në nisjen e marrëdhënieve zyrtare Rusi-NATO.
Agjencia e lajmeve Ria Novosti duke u mbështetur në burime diplomatike deklaroi se mospjesëmarrja e Lavrovit në Samit ishte në shenjë proteste. Burimet që folën për agjencinë bënë të ditur se mospjesëmarrja e Lavrovit në Samit kishte të bënte me dëbimin e dy diplomatëve rusë që punonin në përfaqësinë e NATO-s.
Moska e cila është kundra zgjerimit të NATO-s, i cilësoi si provokacion provat ushtarake që do nisin nesër Gjeorgji. Zyrtari estonez i cili u burgos pasi dyshohej se i kishte dhënë dokumentacione sekrete që i përkisnin NATO-s shërbimit sekret rus, dyshohet se ka qenë i lidhur me dy diplomatët rusë. Shpallja e këtyre dy diplomatëve të padëshiruar, solli reagim të ashpër të Moskës.