Kosova dhe Serbia: Samiti i Bërdosë ishte sukses
BEOGRAD- Serbia dhe Kosova e kanë quajtur sukses Samitin e Sllovenisë, duke argumentuar situatën në favor të tyre. Serbia, e cila nuk mori pjesë në Samitin e Bërdos të Sllovenisë, ka deklaruar se diplomacia e saj fitoi. Mediat e sotshme serbe kanë shkruar se pas refuzimit serb, pjesëmarrjen e bojkotoi dhe presidenti i BE, Herman Von Rompoj dhe kjo konsiderohet si sukses i diplomasicë serbe. Por gazeta serbe ‘Danas’ shkruante se vërtet Serbia mund të ketë fituar diplomacinë për Kosovën, por nuk ka fituar luftën dhe duhet të gjejë urgjentisht një formulë që të funksionojë, pasi refuzimi i pjesëmarrjes në cdo samit, nuk është zgjidhje.
Vendet e BE që e kanë njohur Kosovën nuk mund ta zbejnë vendimin e tyre. Gazeta ‘Danas’ shkruante se fitorja diplomatike e konferencës së Sllovenisë nuk duhet të quhet triumf për Beogradin. Ndërkohë Kosova ka marrë pjesë si shtet i pavarur. Një ditë pas përfundimit të samitit, kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se konferenca e Bërdosë ka qenë e suksesshme për rajonin, vecanërisht për Kosovën. Pas Bërdosë, është paralajmëruar dhe konferenca e nivelit të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet gjatë qershorit në Sarajevë. Kryeministri Thaçi ka thënë se edhe në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet vetëm si shtet i barabartë me vendet tjera.
(m.a/News24/BalkanWeb)