E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke përcan Bashkimin Europian

BRUKSEL- Liderët europianë janë më të përcarë se kurrë për të ndihmuar Greqinë me paketë financiare. Kundërshtarja më e fortë e një ndihme për Greqinë mbetet Gjermania e cila ka dhe përgjegjësinë kryesore për të shpëtuar eurozonën, duke qenë se është dhe ekonomia më e fuqishme europiane. 

Ndërsa mbëhstetjet që kanë dalë pro ndihmës për Greqinë është Italia ku kryeministri Berluskoni e mbështet fuqishëm një paketë financiare për të shpëtuar Athinën nga kriza e rëndë e deficitit buxhetor. Eurozona po përballet me krizën më të thellë në 11 vite ekzistencë. Euro vazhdon të bjerë në pritje për tu stabilizuar pas një vendimi që do të merret në samitin e BE në 25-26 mars.
Mergel përballet me zgjedhje në muajin maj dhe nuk do që të pësojë një humbje elektorale, pasi duket qartë që shumica e elektoratit gjerman e kundërshton ndihmën financiare për Greqinë.

Mergel ka deklaruar se Greqia nuk ka nevojë fare për ndihmë financiare , por kreu i KE, Barroso ka reaguar menjëherë duke theksuar se BE duhet të zgjidhë urgjentisht problemin e Greqisë, pavarësisht nga axhenda politike e shteteve anëtare.
Barroso tha se stabiliteti i eurozonës është në interes dhe të vetë Gjermanisë. Por kryeministri italian berluskoni tha se BE nuk ka arsye të ekzistojë në rast se nuk ndihmon vendet që janë në krizë brenda eurozonës.
Samiti i BE në 25-26 mars pritet të përfshihet nga debate shumë të forta në lidhje me miratimin e një paketë ndihme për Greqinë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›