E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja Merkel viziton Kosoven

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kerkuar gjate vizites se saj te fundit ne Beograd dhe ne paraqitjet e saj para samitit te Bashkimit Evropian qe Serbia te normalizoje raportet me Kosoven dhe te heqe strukturat paralele. Gjermania eshte e mendimit se Serbia ende nuk i ka plotesuar kushtet per lidhje me te fuqishme me BE-ne pikerisht per shkak te Kosoves.

Analistet ne Prishtine jane te mendimit se kancelarja Merkel duhet te kerkoje nga institucionet e Kosoves edhe nje plan konkret per integrimin me te fuqishem te serbeve ne institucione dhe luftimin me te denje te korrupsionit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel dhe Tadiq

Kancelarja do te takohet edhe me kryeministrin Hashim Thaci ne aeroportin e Prishtines ku do te pritet me ceremonite me te larta te shtetit. Pritet qe pas takimit te shkurter ata tu drejtohen edhe mediave. Ndersa me pas ajo do te takohet edhe me komandantin e KFOR-it gjeneralin gjerman Erhard Drews si dhe kreret te tjere nderkombetare. Kancalarja do te vizitoje edhe ushtaret gjermane ne Kosove te cilet kohet e fundit jane sulmuar disa here prej grupeve te armatosura serbe ne veri te Kosoves.

Pritja e nje mike

Kosovaret kane planifikuar per sot nje pritje miqesore te kancelares me te gjitha ceremonite e shtetit. Gjermania ka qene vendi qe ka mbeshtetur clirimin e Kosoves dhe ndertimin e saj te pasluftes. Por ajo qe ka kontibuar ne vecanti ne rritjen e autoritetit te kancelares ne Kosoves jane qendrimet e saj shume te prera qe Serbia te heqe strukturat paralele serbe te normalizoje raportet me Kosoven dhe te zbatohen marreveshjet nga dialogu teknik. Kancelarja Merkel i ka bere te ditur Serbise se hyrja e saj ne BE do te ndodhe vetem pas normalizimit te raporteve me Kosoven.

Te integrohen serbet dhe te luftohet korrupsioni

Analisti Behlul Beqaj mendon se Angela Merkel edhe kesaj radhe do ti dergoje Beogradit mesazhe te qarta per rishikimin e gabimeve nga e kaluara per reflektim dhe permiresimin e raporteve me Kosoven. Kancelarja eshte nje personalitet i jashtezakonshem i cili mbeshtet perpjekjet e institucioneve te Kosoves per konsolidim. Shpresoj se ajo edhe kesaj radhe do te kete qendrime shume te qarta ndaj Beogradit por edhe ndaj institucioneve te Kosvoes per te permiresuar punen e tyre thote Beqaj. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel me ushtare

Sipas tij pritet qe kancelarja te kerkoje nga institucionet kosovare qe te hartojne plane konkrete per integrimin e serbeve ne Kosove respektimin e plote te te drejtave te njeriut dhe per luftimin e denje te korrupsionit dhe dukurive tjera negative.

Ajo qe kancelarja me siguri do te theksoje edhe kesaj here eshte qe sulmet ndaj ushtareve gjermane dhe nderkombetare nuk do te tolerohen. Ne prag te samitit te 9 Dhjetorit kancelarja ka deklaruar se Beogradi me mosangazhimet e tij te duhura ka kontribuar qe ne Kosove te krijohet nje atmosfere ku serbet me arme zjarri kane sulmuar ushtaret nderkombetare.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Amarildo Topi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›