E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia marrëveshje për energjinë, Rama: Kjo është rruga e duhur, të tjerat janë humbje kohe

Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë për të furnizuar komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës, është përgëzuar nga kryeministri Edi Rama. Ai thekson se kjo është rruga e duhur për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se çdo rrugë tjetër është humbje kohe.

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, shkruan Rama në twitter.

Arritja e një marrëveshje të tillë që shënon dhe hapa para të dialogut Kosovë-Serbi është përgëzuar edhe nga BE, duke e cilësuar dakordësinë mes palëve rezultat konkret në shërbim të qytetarëve.

Marrëveshja u arritur në Bruksel në kuadër të dialogut dypalësh. Dakordësia u bë mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë ku një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.

Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht me shumicë serbe – nuk kanë paguar energjinë prej më shumë se dy dekada. Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës paguhet nga KOSTT-i, apo Qeveria e Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›