Maqedoni, takim për zgjedhjet, ikën Thaçi
Shkup -Një ditë para se zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe vendore në Maqedoni, në Shkup janë takuar udhëheqësit më me ndikim politik në vend. Takimi i katër udhëheqësve, Nikolla Gruevskit, Ali Ahmetit, Zoran Zaevit dhe Menduh Thaçit ka pasur për qëllim organizimin sa më të mirë të procesit zgjedhor.
Nga takimin është larguar më herët kryetari i Parisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili siç ka deklaruar se me këtë akt ka shprehur pakënaqësinë e tij për shkak se nga ana e gjykatave ndiqen vetëm aktivistët e partisë së tij dhe jo edhe të partisë së Ali Ahmetit, Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët po ashtu duhet të përgjigjen për incidentet e zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Thaçi ka thënë se pas veprimeve të tilla qëndron marrëveshja mes kryeministrit Gruevski dhe partnerit të koalicionit qeverisës Ali Ahmeti, për ta dëmtuar PDSH-në, pohime të cilat janë mohuar nga vetë kryeministri Gruevski i cili ka thënë se i ka parasysh vërejtjet e Thaçit.
Ndërsa Xhevat Ademi, funksionar i lartë i BDI-së, pjesëmarrës në këtë takim, ka thënë se Partia Demokratike Shqiptare nuk guxon të sillet si viktimë e procesit zgjedhor të vitit të kaluar, por kjo çështje i duhet lënë gjykatave, ndërsa problemet e brendshme partiake të mos i përgjithësojë. /bbc/