Maqedoni, ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore
Shkup -Ka nisur zyrtarisht mbrëmjen e shkuar fushata parazgjedhore në Maqedoni. Më 22 mars në republikën e vogël ballkanike do të mbahet zgjedhjet presidenciale dhe ato vendore. Për postin e presidentit të vendit, në garë janë shtatë kandidatë. Për postet e kryetarit të komunave kandidojnë 700 kandidatë, për 84 komuna që ka gjithsej vendi. Zgjedhjet e 22 marsit paraqesin një test për Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Komuniteti ndërkombëtar kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në një frymë demokratike.