Mitrovicë, EULEX nis sot procesin e parë gjyqësor
Mitrovicë- Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë në Kosovë pritet të nisë sot procesin e parë gjyqësor në veriun e Mitrovicës, ku gjykatat nuk funksionojnë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Procesi i parë ka të bëjë me shqyrtimin e një rasti kriminal që lidhet me atë që mendohet të jetë një grabitje e rëndë në tetor të vitit 2007, në rajonin e Leposaviçit, ndërsa të akuzuar janë dy persona.
Është e paqartë se si do të veprojnë gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it, për shkak të kundërshtimeve të ashpra të përfaqësuesve serbë ndaj zbatimit të ligjeve dhe përdorimit të vulave të Republikës së Kosovës. Zyrtarët vendas të drejtësisë thonë se EULEX-i mund dhe duhet të zbatojë vetëm ligjet e Kosovës. /voa/start/