E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Zgjidhni ngërcin politik që të plotësoni rekomandimet

MAL I ZI- 'Politika shqiptare të punojë për zgjidhjen e ngërcit politik që të vazhdojë plotesimin e rekomandimeve të Komisionit Europian'. Deklaratën e ka bërë Komisioneri Europian i Zgjerimit Stefan Fyle, i cili ka kërkuar bashkëpunim mes partive politike shqiptare për të zgjidhur krizën përmes rrugëve ligjore.

Duke folur në një konferencë për shtyp bashkë me Ministrin e Jashtëm malazez Milan Roçen, pas Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi, Fyle tha se vazhdon të mos e shohë fundin e ngërcit politik në Shqipëri.

“Deri tani, nuk shoh ende që ngërçi politik të jetë zgjidhur, por shpresoj se të dyja palët do të gjejnë terrenin e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda kuadrit ligjor, në mënyrë që të bëjnë progres në axhendën europiane”- ka thënë Fyle.

Një ditë më parë këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE, kërkoi uljen sa më parë të palëve politike në dialog, dhe zgjidhjen e situatës në vend.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›