E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës plan për vendosjen e kamerave në sheshe

Prishtinë-Policia e Kosovës është duke planifikuar që sheshet e qyteteve kryesore të vendit të jenë të vëzhguara përmes kamerave. Projekti është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, mirëpo pritet edhe ndihma e donatorëve. Një sistem i tillë tashmë është vendosur në urën e lumit Ibër në Mitrovicë. Zyrtarët e policisë kanë thënë se përmes këtij sistemi policia e Kosovës do të ishte më efikase në zbulimin e rasteve kriminale.

Sipas tyre, faza e parë e projektit do të mbulonte të gjitha pikat doganore të vendit, përfshirë edhe ato në veri, si dhe stacionët policore. Ndërkaq më pas kamerat do të vendoseshin në sheshet e qyteteve. Për zbatimin e këtij projekti, Policisë së Kosovës i duhet mbështetja me rreth 2 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›