E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova drejt krijimit të ushtrisë së vendit

Autoritetet në Kosovë thanë sot se Forca e re e Sigurisë së vendit, që do të fillojë të ngrihet së shpejti, do të jetë ushtri e Kosovës. Themelimi i kësaj force është paraparë me planin e krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara dhe ajo do të zëvendësojë Trupat Mbrojtëse të Kosovës që do të shpërbëhen. Krijimi i kësaj force që do të ketë 2 mijë e 500 trupa të armatosura lehtë, është kundërshtuar nga Beogradi, i cili i mbështetur nga Moska, kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›