Kosova dy vjet e Pavarur, koncert festiv ne Tirane
TIRANE- Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë do të mbahet një koncert me këngë dhe valle popullore me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pasditen e 17 shkurtit, një repertor i zgjedhur, me këngë dhe valle popullore nga të gjitha trevat shqiptare, do të interpretohet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve Popullore të Shqipërisë dhe nga artistët e ansamblit “Shota” të Prishtinës. Në këtë koncert, ku do të mbizotërojë tradita kombëtare folklorike, do të ngjiten në skenë emrat më të njohur të folklorit shqiptar. “Vallja për Adem Jasharin”, “Vallja e shqipeve”, “Vallja e Bajram Currit”, kënga “Nanë u nisa për në çetë” janë disa nga pjesët e programit të koncertit.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)