E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e 79-a në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Ekipi i Kosovës që ka marrur pjesë ne Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës sot ka marrë rezultatet përfundimtare duke shënuar suksesin më të madh për përfaqsuesen e Kosovës prej se ajo merr pjesë në këtë garë.

Kosova është rënditur në poziten e 79 nga gjithsej 97 vende pjesëmarrëse duke dalur para vendeve si Mali i Zi, Maroko e Pakistani. Tre nga nxënësit kosovar (Petrit Avdylaj, Valdrin sherifi dhe Besart Kodraliu) jane shpërblyer me Honorable Mention (mirenjohje), duke arritur kështu një sukses mjaft të kënaqshëm për përfaqësusen tonë.

Nxënësit së bashku me profesorët përcjellës do të nisen nga Kolumbia të hënën dhe to të jenë ne Prishtinës të mërkurën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›