E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Bukur, në projekte

Zyra e BE-së në Kosovë ka finalizuar 12 projekte në 19 komuna nëpërmjet programit BE - Kosova e Bukur. Projektet ishin kryesisht projekte infrastrukturore të vogla e të mesme, si ndërtimi i parqeve, rregullimi i brigjeve të lumenjve dhe oborreve të shkollave në qytetet si Gjakovë, Pejë, Drenas, Kamenicë, Obiliq dhe Rahovec. Projektet në Novobërdë, Klinë dhe Graçanicë kishin kryesisht për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Vlera e përgjithshme e projekteve të inauguruara është rreth një milion euro, pjesën më të madhe të të cilave i ka siguruar BE-ja, kurse komunat kanë marrë pjesë me rreth 140 mijë euro. Nëpërmjet këtyre 12 projekteve janë krijuar rreth 30 vende pune afatgjata për punëtorët e angazhuar në projekte, të cilët janë përzgjedhur nga Qendra e Punësimit. Janë krijuar mbi 450 vende për punësim afatshkurtër. Përparësi u është dhënë grupeve të margjinalizuara si personat me aftësi të kufizuara dhe gratë. Zyra e BE-së në Kosovë është duke e shqyrtuar vazhdimin e këtij programi për vitet e ardhme dhe për këtë qëllim tashmë janë ndarë 5 milionë euro.

Projektet e përfunduara janë pjesë e 19 projekteve të përzgjedhura në raundin e parë të propozimeve. Ndërsa 14 projekte të përzgjedhura në raundin e dytë, në qershor të 2012-së janë duke vazhduar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›