E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet papunësia edhe në Zvicër

Gjatë muajit të nëntorit në entet e punësimit në Zvicër janë paraqitur edhe afërsisht 11 mijë të papunë të rinj. Ky numër i të paraqiturve është 9 për qind më i madh se në nëntorin e vitit 2011, njofton Seco. Me këtë rritje shkalla e përgjithshme e të papunëve në Zvicër është ngritur në 3.1% nga 2.9%, sa ishte në tetor.

Sikurse edhe më parë, të rinjtë janë më të goditur nga papunësia në krahasim me të rriturit. Kjo, me gjithë faktin se të rinjtë në Zvicër gjejnë shumë më lehtë punë sesa moshatarët e tyre në vendet tjera evropiane, transmeton Albinfo, raporton Koha.

Por, ajo që vërehet është dallimi i madh në shkallën e papunësisë ndërmjet zviceranëve dhe të huajve që jetojnë në këtë shtet. Në radhët e zviceranëve të papunë janë 2.2 për qind e tyre, ndërkohë që te të huajt kjo shkallë është 5.9 për qind./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›