E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Gjermania, negociata për bashkëpunim zhvillimor dhe financiar

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 18:45

Republika e Kosovës ka filluar fillon negociatat ndërqeveritare me Republikën Federale të Gjermanisë për bashkëpunim dhe përkrahje në aspektin zhvillimor dhe financiar.

Negociatat janë hapur në Ministrinë e Financave nga nga ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Ernst Reichel.

Në këto negociata delegacioni i Kosovës përfaqësohet nga zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, kurse delegacioni i Gjermanisë nga shefi i Divizionit për Evropën Juglindore dhe Kaukazin në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Leo Kreuz.

Bëhet e ditur se negociatat pritet të vazhdojnë edhe ditën e nesërme, ku pas përfundimit të këtyre negociatave pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›