E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon ushtrimi fushor “Luani i shkathët 4”

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 19:11

Në kuadër të planit vjetor për realizimin e objektivave të stërvitje, Forca e Sigurisë së Kosovës për tri ditë me radhë, 27-29 shtator, mbajti ushtrimin fushor “Luani i Shkathët 4”, në të cilin morën pjesë mbi 1800 pjesëtarë të FSK-së dhe 400 automjete.

Ushtrimi pati të inskenuar një varg incidentesh, si tërmete, aksidente ajrore, fusha të minuara, materie të rrezikshme, etj.

Gjatë këtij ushtrimi, sipas situatave, njësitet e FSK-së, treguan aftësitë drejtuese, reaguese dhe profesionale.

Ushtrimi u vëzhgua dhe vlerësua nga ekipet e përbashkëta të FSK-së dhe NATO-s (KFOR-it).

Në ditën e tretë të Ushtrimit Fushor “Luani i Shkathët-4”, njësitë e FSK-së, në teren i vizituan ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Erhard Drevs, etj.

Ministri Çeku tha FSK ka bërë përgatitje serioze dhe profesionale të cilat i demonstruan pjesëtarët e saj në këtë ushtrim. Me këtë rast ai përgëzoi komandantin e FSK-së, Sylejman Selimin, gjeneralët, oficerët, nënoficerët dhe të gjithë pjesëtarët e angazhuar.

Ndërsa komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs lavdëroi punën e njësive të FSK-së, për angazhimin dhe përkushtimin që treguan gjatë ditëve të këtij ushtrimi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›