E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Serbia në BE përmes modelit të dy Gjermanive

“Njëri nga opsionet (për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë) është precendenti i marrëveshjes ndërmjet të Gjermanisë Lindore dhe Asaj Perëndimore në kohën e Luftës së Ftohtë që patën normalizuar marrëdhëniet pa e njohur formalisht njëra-tjetrën”.

Kështu deklaroi një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Elizabeth Pond nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike - njëherësh autore e librit “Fundloja në Ballkan”.

Sipas saj, BE-ja po e shqyrton këtë çështje me shpresën për të gjetur një zgjidhje të dyanshme.

"Kjo kërkon një angazhim të shtuar diplomatik, por mendoj se BE-ja po ecë në këtë drejtim. Ajo që mund të them nga bisedat që po zhvillohen në Berlin dhe Uashington është se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë duke i bashkuar forcat për krejt këtë çështje. Në të kaluarën, liderët në Kosovë janë mbështetur më shumë në Shtetet e Bashkuara. Por, në këtë çështje nuk mendoj se ka ndonjë dallim ndërmjet BE-së dhe SHBA-së", tha Pond.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›