E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama bindshëm para Romney

Presidenti amerikan, Barack Obama, kryeson ndaj republikanit Mitt Romney me një rezultat të thellë në tri shtetet kryesore amerikane: Ohio, Florida dhe Pensilvania. Kështu tregojnë sondazhet e publikuara në gazetat ‘The New York Times’ dhe ‘The Washington Post’.

Sipas sondazhi të ‘NYT’, në Ohio, Obama kryeson me 10 pikë, respektivisht ai gëzon përkrahjen e 53 % të votuesve, përderisa Romney ka vetëm 43 %. Analistët këtë diferencë e shpjegojnë me uljen e ndjeshme të papunësisë në këtë shtet. Ndërkohë, në Florida, Obama ka përkrahjen e 53% të votuesve, gjegjësisht ka 9 pikë më shumë Romney, me 44%. Edhe më e thellë është diferenca në Pensilvania, ngase aty presidenti aktual amerikan ka një avantazh prej 12 pikëve ndaj rivalit të tij republikan.

Edhe sondazhi i ‘WP’ tregon një avantazh të Obamës në këto tri shtete, ndonëse me një diferencë më të vogël. Të dy gazetat ndërkaq theksojnë se Romney ka humbur një pjesë të mbështetjes pas publikimit të xhirimit të fshehtë, ku ai përkrahësit e Obamës i cilësonte si mospagues tatimesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›