E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër ndeshje moslojë për Terryn

John Terry është dënuar me katër ndeshje mos lojë dhe 220 mijë funte gjobë, pasi është gjetur fajtor për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të Queen’s Park Rangers, Anton Ferdinand, vitin e kaluar.

Mbrojtësi i Chelseat e kishte hedhur poshtë këtë akuzë, por komisioni i rregullt i pavarur i Federatës Anglezë të Futbollit nuk i mori për bazë arsyet e futbollistit, duke e dënuar atë, për rastin e ndodhur më 23 tetor të vitit të kaluar, në ndeshjen e Premierligës ndërmjet Chelseat dhe QPR-së.

31 vjeçari, i cili të dielën njoftoi për pensionim nga Kombëtarja, mund të ankohet për vendimin e apelit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›