Kosova e Vushtrrisë me kryesi të re

Nga Ejup LLUMNICA
Pas paraqitjeve tejet të suksesshme në stinorin vjeshtor të skuadrës nga Vushtrria, Kosova, e cila edhe përkundër që në fondin e saj posedonte futbollistë kryesisht të rinj, të cilët vinin nga radhët e juniorëve, ata arritën t'ju bëjnë rezistencë skuadrave shumë të mëdha, madje edhe atyre që luftonin për titull të kampionit, duke dëshmuar kështu për organizimin mjaft të mirë të kësaj skuadre. Klubi i Kosovës, i cili vjen nga një qytet i traditës së futbollit i ka nisur reformat në skuadër, të cilat mendohen se do të sjellin frymë edhe më të mirë në këtë skuadër mjaft simpatike. Kështu, skuadra vushrriase në mbledhjen e mbajtur të hënën ka zgjedhur kryesinë e re. Zymer Grabanica është zgjedhur kryetar i këtij klubi, ndërkaq në postin e nënkryetarit janë zgjedhur Besim Istrefi dhe Hajrullah Krasniqi, ndërsa anëtarë të kryesisë janë: Gëzim Mikullovci, Xhabir Kajtazi, Driton Mulliqi, Ekrem Kovaqi, Mustafë Murseli, Besim Halili, Abedin Bahtiri, Ali Hasani, Ahmet Zariqi, Fadil Maxhuni, Lutfi Mulaku, Agim Shahini, Fehmi Shabani dhe Shemsedin Smakolli. Në anën tjetër, futbollistët të njëjtën ditë edhe kur është zgjedhur kryesia e re i kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror të udhëhequr nga trajneri Besnik Kollari, me optimizëm se do të përsëriten lojërat e mira të stinorit vjeshtor. Kosova e Vushtrrisë fazën e parë të përgatitjeve ka paraparë t'i zhvillojë në Vushtrri, ndërkaq ajo e dyta do të kryhet në Ulqin ose në Ohër.