Prishtina nis misionin për titull të kampionit

Nga Ejup LLUMNICA
Prishtina që nga dje e ka nisur rrugëtimin e saj për ta mbrojtur suksesin e arritur në stinorin vjeshtor. Optimizmi për ta arritur këtë qëllim gjithsesi nuk ka munguar, mirëpo ka mbetur të realizohet, ndërsa për t'u arritur qëllimi i dëshiruar kërkohet shumë punë, angazhim dhe seriozitet i madh i të gjithëve. Vetë trajneri Kujtim Shala ka pranuar se nuk do ta ketë lehtë për t'i arritur synimet, mirëpo nëse bazohet në fondin e lojtarëve dhe seriozitetin e tyre, Prishtina në fund do t'i gëzohet titullit të kampionit. "Jam i kënaqur me kuadrin e lojtarëve që kemi në dispozicion. Ne kemi dëshiruar t'i sjellim disa futbollistë në skuadrën tonë, por ata për shkak se kanë kontrata me klubet e tyre, nuk kanë mundur të jenë pjesë jona. Futbollistëve që unë i kam pasur në listë u dëshiroj mirëseardhje, por edhe me fondin që kemi aktualisht jam i kënaqur", tha Shala. Në takimin e parë të pranishëm ishin i gjithë shtabi teknik, futbollistët dhe Bordi i klubit, si dhe futbollisti i ardhur nga Slloga e Jugomagnat, Ertan Hasani. Është ky përforcimi i vetëm deri më tani në skuadrën "bardh e kaltër" dhe, sipas drejtuesve të skuadrës, nuk pritet ndonjë ardhje e re, edhe pse deri në fillim të kampionatit gjithcka mund të ndodh. "Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet këtu në Prishtinë. Fillimisht do të punojmë në qëndrueshmëri, ndërkohë jemi duke biseduar me Bordin e klubit, që nga 15 shkurt përgatitjet t'i zhvillojmë në Ohër ose në Ulqin, por për këtë do të vendosë Bordi i klubit", është shprehur Kujtim Shala. "Duhet të mobilizohemi të gjithë, jo vetëm unë, por edhe Bordi si dhe të gjithë futbollistët. Unë jam optimist, por pak më i matur se sa në fillim të kampionatit kur erdha në Prishtinë", u shpreh trajneri i skuadrës më të suksesshme në vend. Numri një i bankinës së Prishtinës ka pohuar se në rrugëtimin e tyre drejt titullit mund ta prishin Besa dhe dy Trepcat, mirëpo lehtë mund të ndodh edhe ndonjë skuadër të hyjë në këtë valle. "Në rrugën drejt titullit të kampionit do të jenë sigurisht Prishtina, Besa dhe dy Trepcat. Skuadrën e pret një punë e madhe, por jam optimist se me punën që do të bëhet dhe me angazhimin e lojtarëve, ne do të ia dalim t'i arrijmë objektivat tona", përfundoi Shala. Në anën tjetër, kapiteni i skuadrës, Arben Zhjeci, gjithashtu e ka shprehur optimizmin e tij se titulli i kampionit do t'i takojë skuadrës së tij. "Dihet se faza e parë e përgatitjeve është faza më e vështirë për futbollistët. Ne do t'i qasemi seriozisht punës dhe do ta kryejmë më përpikëri planin e trajnerit, që e ka nisur nga dita e parë kur ka ardhur në Prishtinë", tha Zhjeci. "Ambiciet tona dihen, titulli i kampionit. Trepca është përforcuar, Besës i kanë ikur disa lojtarë, megjithatë janë tri-katër skuadra që do të luftojnë për titullin e kampionit, kështu që sa më shumë të këtë ekipe të mira kampionati do të jetë më interesante. Besoj se titulli i kampionit do t'i takojë skuadrës sonë", tha në fund Arben Zhjeci.