Kosova e dokumentuar, shfaqet në “Al Jazzera”
• Atëherë kur Kosova u ndez nga fishekzjarrët, kur një shtet i ri ngriti krye në botë, në kanalin tej oqeanik “Al Jazzera” doli një histori e dhimbshme.Në këtë kanal televiziv u tregua historia prekëse dhe e dhimbshme e atyre që nuk jetojnë më. Një dokumentar, i realizuar nga dy regjisorë nga Kosova, Eki Rrahmani dhe Ilir Kabashi, është transmetuar në emisionin “People and poker” fillon që nga rrëfimi i dhimbshëm i familjes nga Gjakova Orkezi, e për të vazhduar më pas në Krushën e Vogël, deri te rrëfimi i të zhdukurve serb në Kosovë. Sipas një prej regjisorëve Rrahmani, mësohet se autorët kanë dashur të paraqesin një histori që tregon plagët, të cilat ende nuk janë mbyllur. Vendimi për transmetimin e dokumentarit në “Al Jazzera”, sipas tij ka qenë i të dy palëve, duke pasur parasysh se “People and poker”, emisioni i njohur i këtij televizioni i është kushtuar Kosovës. Ndërsa dokumentarët e tjerë që janë në proces për t’u shfaqur në këtë emision do t’i përkasin pavarësisë së Kosovës.