E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau të shoqin, fillon gjyqi për lirinë me kusht të Mimoza Shotës

• TIRANE - Mimoza Shota, 24-vjeçarja krutane që ekzekutoi me armë zjarri të fejuarin e saj që nuk pranonte atësinë e fëmijës, kërkon liri me kusht.Shota e dënuar me 8 vjet burg, e ka paraqitur kërkesën në Gjykatën e Tiranës pak ditë më parë, ndërsa dje gjyqtari Gjin Gjoni, i caktuar me short për ta shqyrtuar këtë, zhvilloi seancën e parë. Në kërkesë ajo pohon se i ka mbetur për të vuajtur edhe pak muaj burg dhe se sillet mirë në qeli, ndërkohë përmend edhe faktin që është nënë e një djali të mitur, i cili tashmë jeton te prindërit e saj. Gjatë seancës së djeshme, e pranishme në gjykatë, Shota përsëriti të njëjtat pretendime, ndërsa përfaqësuesi i burgut dhe prokurori i çështjes pohuan se do të shpreheshin seancat e ardhshme pasi të konsultoheshin me dokumentacionin e dinamikës së vuajtjes së dënimit nga e burgosura. Në vitin 2003, Shota, atëherë 19-vjeçare, u bë personazh mediatik pasi ekzekutoi në qendër të Krujës të dashurin e saj, i cili kur mësoi shtatzëninë e saj i kërkoi abort duke i bërë presion fizik dhe psikologjik, ndërsa mohoi atësinë e djalit që do lindte pak muaj më vonë.        f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›