Mascherano ende shpreson në top katërshe
Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se lojtarët e ekipit anglez janë të bashkuar pavarësisht krizës aktuale.
Mascherano është i bindur se shpirti luftarak në Liverpool do t'i inspirojë ata të përfundojnë në top katërshe këtë sezon.
"Situata është e mjaftueshme për të dëshpëruar secilin, por ekipi do të vazhdojë të ecë përpara për shkak të shpirtit luftarak dhe historisë së klubit", ka thënë Mascherano.