Kosova e vitit 1982, minë me sahat në duart e Jugosllavisë
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Prishtinë, 3 maj 1982 – Një vit pasi ajo u trondit nga trazirat më të përgjakshme që ishin parë ndonjëherë në Jugosllavi, provinca etnike shqiptare e Kosovës mbetet një problem kryesor për pasardhësin e presidentit Tito dhe një gur prove për aftësinë e tyre për ta mbajtur vendin të bashkuar pas vdekjes së tij. Ky kryeqytet me pamje karakteristike provinciale, ku ndërtesat me arkitekturë ekstravagante bëjnë kontrast me varfërinë e dukshme të shumë prej 70,000 banorëve të tij, tregon pak shenja të dukshme të shqetësimeve që shpërthyen këtu në mars dhe prill të një viti më parë. Pas trazirave, në të cilat të paktën 10 persona mbetën të vrarë, u deklarua gjendja e jashtëzakonshme. Qindra studentë dhe punëtorë u arrestuan dhe shumë udhëheqës komunistë të partive lokale u spastruan, pasi u akuzuan se kishin bërë një sy qorr ndaj nacionalizmit shqiptar. Gjendja e jashtëzakonshme tani është hequr dhe universiteti, i cili ishte fitili i këtyre trazirave, tashmë duket i qetë. Sloganet antijugosllave të protestuesve të rinj shqiptarë janë fshirë nga muret dhe vitrinat e thyera të dyqaneve dhe dritaret e shtëpive në qendër të qytetit janë riparuar. Qetësia, sidoqoftë, është sipërfaqësore. Edhe zyrtarët jugosllavë janë dakord se shkaqet e shpërthimit në Kosovë – prapambetja ekonomike e provincës, rivaliteti historik mes popullsive shqiptare dhe jugosllave dhe shqetësimet e ndjera nga studentët gjysmë të edukuar, të cilët kanë shumë pak shpresë për të gjetur punë, - nuk janë çrrënjosur ende. Muajin e kaluar, trazira të reja ndodhën në Prishtinë, kur studentë që brohorisnin marshuan në qendrën e qytetit. Në 3 prill, përvjetori i parë i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, protesta nacionaliste shpërthyen në qytetin Uroshevac, 25 milje në jug. Të dyja protestat u shtypën nga policia dhe, sipas të dhënave zyrtare, 133 persona u arrestuan. Eklipsuar nga zhvillimet dramatike në Poloni, trazirat e vitit të kaluar në Kosovë morën shumë pak vëmendje nga shtypi perëndimor. Sidoqoftë, duke ardhur ekzatësisht një vit pas vdekjes së presidentit Tito, ajo lëkundi seriozisht Jugosllavinë dhe shfaqi disa nga dobësitë e kësaj federate shtetesh ballkanike që ai sundoi për 35 vjet. Drejtori i stacionit televiziv lokal, Agim Zatriqi, një shqiptar i flaktë projugosllav tha: “Ajo çka ndodhi këtu ishte si një tërmet. Ajo shqetësoi njerëzit në të gjithë Jugosllavinë, veçanërisht që prej momentit kur ne menduam se e kishim zgjidhur çështjen kombëtare nën sundimin e presidentit Tito”. Kërkesa kryesore e protestuesve ishte që Kosova, e cila është sa gjysma e sipërfaqes së Merilendit, të shndërrohej nga një provincë autonome e Serbisë, në Republikën e shtatë përbërëse të Jugosllavisë. Kjo kërkesë u refuzua nga udhëheqësit jugosllavë, të cilët e panë atë si një hap drejt ndarjes së saj nga Jugosllavia dhe bashkimit me Shqipërinë fqinje. Duke i përshkruar protestat në Kosovë si një përpjekje “kundërrevolucioni”, Zatriqi tha: “Armiku mendoi se periudha pas vdekjes së Titos u dha atyre shansin më të mirë për veprim. Pa Titon, ata menduan se do të ishin të suksesshëm. Analiza e tyre nuk ishte realiste, por sigurisht që na shkaktuan shumë shqetësime”. Për një person të huaj është e vështirë të kuptosh se përse një pjesë e rëndësishme e shqiptarëve etnikë të Jugosllavisë tërhiqen nga qeveria staliniste e Shqipërisë. Udhëheqësi shqiptar, Enver Hoxha, i cili e quan veten nxënës të diktatorit të fundit sovjetik, Josif Stalin, drejton atë që me siguri është një nga vendet më të izoluara dhe, ndoshta, shoqërinë më të shtypur politikisht në Evropë. Të varfër ashtu siç janë, shqiptarët jugosllavë, janë, pa dyshim, materialisht më mirë se bashkatdhetarët e tyre në anën tjetër të maleve, në Shqipëri. Arsyeja shtrihet pjesërisht në nacionalizmin shqiptar dhe pjesërisht në dështimin e zhvillimit të një strategjie të kushtueshme për Kosovën që përbëhej nga derdhja e një sasie të madhe parash, pa e kontrolluar se si shpenzohej. Shqiptarët, të cilët thuhet se janë pasardhës të ilirëve të lashtë, e kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar të paprekur, pavarësisht shekujsh pushtime të huaja. Hoxha, në Luftën e Dytë Botërore udhëhoqi një kryengritje komuniste kundër italianëve, të cilët e kishin përvetësuar Shqipërinë në vitin 1939. Më pas Hoxha ndoqi një politikë të jashtme të ngjashme në shumë aspekte me atë të sunduesve të mëparshëm feudalë të Shqipërisë. Për të ruajtur pavarësinë e vendit të tij, ai ndryshoi aleancat nga një shtet në një shtet tjetër, e para Jugosllavia, më pas Bashkimi Sovjetik dhe në fund Kina. Për sa i përket kulturës, shqiptarët kanë shumë pak të përbashkëta me racat sllave, të cilat llogaritet të përbëjnë më shumë se 85% e popullsisë prej 22.5 milionë banorësh të Jugosllavisë. Ata flasin një gjuhë tjetër që nuk ka asnjë ngjashmëri me gjuhët e tjera jugosllave dhe kanë zakonet e tyre, përfshirë dhe gjakmarrjen. Ajo çka e ndërlikon problemin është lidhja emocionale që serbët, nacionaliteti më i madh i Jugosllavisë, kanë ndjerë gjithnjë për Kosovën. Sot provinca është 77% shqiptare, por historikisht ajo ka qenë djepi i perandorisë mesjetare serbe. Çdo fëmijë serb edukohet me përrallën heroike se si princ Llazari u vra duke luftuar me turqit në fushën e Kosovës (1389). Trashëgimia historike serbe jeton në manastiret madhështore ortodokse që ndodhen anembanë Kosovës, mureve të tyre të mbuluara me afreske të shenjtëve dhe mbretërve mesjetarë. Dy dekada pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u drejtua nga minoriteti serb. Kjo përfundoi me rënien e Aleksandër Rankoviçit, drejtuesit të linjës së fortë titiste të politikës serbe në vitin 1966 dhe përhapjen e protestave mes shqiptarëve më 1968. Qeveria federale atëherë, nisi një politikë që i siguronte Kosovës autonominë dhe u përpoq të promovonte zhvillimin e saj ekonomik. Fatkeqësisht, shumë nga paratë e derdhura u prishën për ndërtimin e projekteve të ndërtesave industriale jofitimprurëse në Prishtinë, si libraria e universitetit, një pallat prej xhami dhe mermeri. Gjatë viteve 1970, udhëheqja jugosllave nxiti Kosovën që të zhvillonte lidhjet e saja me Shqipërinë, në një përpjekje për të zbutur sadopak konfliktin me fqinjin e saj të ashpër. Librat shqiptarë dhe broshurat vërshuan në Kosovë dhe dhjetëra delegacioneve kulturore që udhëtuan jashtë Kosovës, iu kushtua shumë pak rëndësi. Brenda Kosovës, sidoqoftë, propaganda egalitariane e Hoxhës gjeti tokë pjellore. Me të ardhura vjetore mesatare 800$, një e gjashta e nivelit të republikave më të zhvilluara jugosllave si Sllovenia, shumë shqiptarë u ndjenë të diskriminuar kundër njërit prej sloganeve të protestave të atij viti, “Poshtë borgjezia e kuqe”. Idetë nacionaliste u përhapën veçanërisht shumë në Universitetin e Prishtinës. I ndërtuar para 12 vjetësh, ai është tashmë një nga më të mëdhenjtë në vend me 30,000 studentë, shumë prej të cilëve të regjistruar pa kriteret e duhura të vlerësimit. Por ndërsa Kosova është në kërkim të dëshpëruar të ekspertëve të kualifikuar, shumë shqiptarë të rinj nuk mund të gjejnë një punë pasi e përfundojnë atë. Përgjatë gjithë epokës së Titos, udhëheqja politike e Kosovës e ndaloi shtypin jugosllav të shkruante për trazirat e nacionalizmit në provincë dhe eksodin në masë të serbëve dhe malazezëve. Vetëm kohët e fundit u tregua se 57,000 serbë dhe malazezë kanë lënë Kosovën prej viteve 1971-1981- mbi një e katërta e totalit të popullsisë sllave. Mijëra të tjerë mendohet se janë larguar pas trazirave të vitit të fundit. Censura ndaj medieve ka përfunduar, dhe gazetat e Beogradit tashmë po botojnë dëshmi tmerruese të familjeve serbe që po arratisen nga Kosova, pasi kanë marrë kërcënime me jetë. Revistat kanë publikuar foto të manastireve serbe, të cilat ruhen nga murgesha të armatosura. Shumë jugosllavë dëshmojnë se ata shohin shumë pak shpresë në një zgjidhje afatshkurtër të këtij problemi. Rendi është vënë pas masave shumë të rrepta të sigurisë dhe të gjitha lidhjet kulturore me Shqipërinë janë ndërprerë. Në një kohë më të largët, pasardhësit e Titos thonë se ata do të mbajnë nën një kontroll më të rreptë Kosovën dhe nuk do ta ndëshkojnë nacionalizmin. Republikat e tjera kanë premtuar të dërgojnë 4 miliardë dollarë shtesë për provincën gjatë 5 viteve të ardhshme, por do ta mbikëqyrin me rreptësi shpenzimin e tyre. Arsimimi politik dhe ideologjik i të rinjve po zhvillohet me hapa të shpejtë.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009