Sulmi ndaj Berluskonit,Tartalia: “E godita se urrej politikën e tij”
Autori i Lajmit: A.D
Milano - Agresori i kryeministrit italian Silvio Berluskoni, Masimo Tartalia, është transferuar në burgun “San Vittore” ku ka rrëfyer edhe momentin e goditjes që i shkaktoi një çarje në fytyrë shefit të qeverisë së Romës. 42-vjeçari Masimo Tartalia e ka justifikuar sulmin e tij me arsyet politike. Ai tha se shkoi në sheshin “Duomo” për të marrë pjesë në takimin e kryeministrit, duke e ndjekur atë deri në momentin qe e ka goditur me statujën që mbante në dorë. Ndërkohë, poliçia po vazhdon verifikimet, por për momentin përjashtohet mundësia që ai të ketë bashkëpunuar me njerëz të tjerë për të kryer këtë akt. Tartalia është marrë në pyetje për rreth 4 orë nga prokurori Armando Spataro. Sulmi fizik ndaj kryeministrit italian, Silvio Berluskoni ka pushtuar faqet e para të medieve botërore, megjithatë Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka kaluar një natë të qetë në spital, pasi u qëllua me një statujë në fytyrë dhe ka dhënë sinjale pozitive për shëndetin e tij. “Ndihem një njeri me fat”, - i ka thënë ai gazetarit Emilio Fede, në spitalin “San Raffaele”. Sipas tij, Berluskoni ka pësuar frakturë në pjesën afër hundës, ka humbur dy dhëmbë dhe është çarë në buzë. “Kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë, por për fenomenin e dhunës. Ai nuk është trembur, por është shqetësuar. Jam gazetar prej 50 vjetësh, por asnjëherë nuk kam parë një gjë të tillë”, - shton ai. Ndërkohë, Fede ka sulmuar edhe liderin e partisë Italia e Vlerave, Di Pietro, i çili tha se Berluskoni nxit dhunën nëpërmjet sjelljeve të tij injoruese.
Dita e parë në spital
Pas zgjimit të tij nga gjumi në spitalin San Raffaele, në Milano, Berluskoni ka kërkuar që të lexojë gazetat, tha zëdhënësi i spitalit, Paolo Klun. Ai gjatë ditës së djeshme është vizituar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. “Duket se ka kaluar një natë të mirë. Tani ka paksa dhimbje koke”, theksoi Klun.
Berluskoni është qëlluar të dielën pasdite, ndërsa po përshëndeste simpatizantët gjatë një tubimi në Milano, sulm, i çili ka shokuar Italinë, që po përballet me një atmosferë të tendosur politike. Ky sulm gjithashtu ngriti dilema në lidhje me sigurinë e kryeministrit italian. Berluskoni, i përgjakur, menjëherë pas sulmit u dërgua në spital, ku u konstatua se atij i është thyer hunda dhe dy dhëmbë, si dhe një çarje në buzë. Qytetarët e Milanos kishin vendosur një pankartë para spitalit, me mbishkrimin “Italianët e vërtetë janë gjithmonë me ju”, ndërsa pranë pankartës qëndronte i vendosur edhe një flamur i Italisë.
Agresori, një mashkull 42-vjeçar, Massimo Tartalia, vuan nga problemet mendore. Pas marrjes së tij në pyetje nga ana e poliçisë, Tartalia është dërguar në burgun San Vittore në Milano, njoftoi agjençia italiane e lajmeve, ANSA. Berluskoni është i zhytur në një skandal seksual dhe po përballet me një proçes kriminal në Milano, pasi atij në fillim të këtij viti iu hoq imuniteti nga prokuroria. Ai u përball edhe me protesta, ku me dhjetëra mijëra qytetarë u tubuan më 5 dhjetor në Romë, për të kërkuar dorëheqjen e tij. Berluskoni nga ana e tij, ka ndërmarrë sulme të ashpra në adresë të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se gjykatësit, të çilët kanë ngritur akuza kundër tij, janë të motivuar politikisht. Ministri italian i Mbrojtjes, Injazio la Rusa, theksoi se Berluskoni ka vazhduar tua shtrëngojë duart qytetarëve edhe disa minuta pasi është qëlluar. Kryeministri italian do të vazhdojë të qëndrojë në spital të paktën deri të martën, thonë mjekët. Një buletin mjekësor, i çituar nga media italiane, thotë se Berluskoni ishte në gjendje të hante, por me vështirësi.
Berluskoni-mjekut
“E kam pritur të ndodhë, më urrejnë”
Mjeku personal i Berluskonit, i çili e ndihmoi i pari kryeministrin, pas sulmit kundër tij në Milano, theksoi se Berluskoni ka qenë i shokuar dhe fillimisht nuk e ka ditur se në çfarë mënyre të dhunshme është goditur. “Duke parë duart e tij të përgjakura, ai më tha: “Ekziston një klimë urrejtjeje, kam pritur që kjo të ndodhë”, - e çitoi gazeta “Çorriere Della Serra” mjekun e Berluskonit, Alberto Zangrillon. Zëvendëssekretari i Ministrisë së Brendshme, Alfreso Mantovano, theksoi se pret që pas takimit për sigurinë të ashpërsohen dukshëm masat e ruajtjes.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009