Kosova emëron ambasadorin në Japoni
PRISHTINë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekretuar emërimin e Sami Ukellit ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni, me seli në Tokio. Sipas njoftimit të sapodhënë sot nga zyra e presidentit, dekretimi është bërë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me Dekretin Presidencial për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Japoni. Shteti i ri i Kosovës, i cili më 17 shkurt të këtij viti feston dyvjetorin e pavarësisë së njohur deri sot nga 65 vende anëtare të OKB-së, ka më shumë se 20 misione diplomatike të dekretuara. (d.b/BalkanWeb)