Skandali në "Qemal Stafa", nisin hetimet

Një grup hetimor po heton skandalin e ndërprerjes së energjisë për 85 minuta teksa luhej ndeshja Gramozi- Real Madrid në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë. Grupi hetimor po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Policia ka sekuestruar të gjitha informacionet përkatëse të korrespondencës mbi organizimin e kësaj ndeshjeje.
Pista kryesore e hetimit është ajo e ndërprerjes së energjisë për shkak të një defekti në transformator i ardhur nga mbingarkesa.