Vdes një 58 vjecar, saldoi një depozitë nafte
FUSHE-KRUJE-Një 58-vjeçar nga Thumana e Fushë Krujës ka humbur jetën sot, teksa po saldonte një depozitë nafte. Ngjarja u shënua sot rreth orës 09:30 minuta në fshatin Makatesh teksa shtetasi Ali Nuzi po saldonte i vetëm një depozitë nafte. Familjarë të Nuzit rrëfejnë se kanë qënë këto momentet depozita është përfshirë nga flakët dhe më pas ka shpërthyer. Të njëjtat burime thonë se Nuzi ndërroi jetë pa mundur t’i shpëtonte plagëve të marra. Mësohet se depozita nuk ishte e mbushur më naftë, por kishte vetëm pak mbetje të lëndës djegëse. Poliia e cila ndodhet në vendgjarje bën të ditur se shkak i zjarrit mund të kenë qënë shkëndijat e saldatrices që më pas sollën dhe vdekjen e 58 vjecarit. (d.b/BalkanWeb)